Hyseni i LDK-së thotë se nuk patën dakordim me Kurtin për heqjen e pjesshme të taksës

Aktuale

Hyseni i LDK-së thotë se nuk patën dakordim me Kurtin për heqjen e pjesshme të taksës

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 21:55
Skender Hyseni

Skender Hyseni nga LDK sonte në Debat Plus e ka pranuar se kryeministri Albin Kurti e hoqi pjesërisht taksën pa u dakorduar me partnerin e Qeverisë, LDK’në.

‘Qëndrimi i LDK është që taka të hiqet komplet, e jo e përshkallëzuar. Nuk ka pasë dakordim për një vendim të tillë’’, ka thënë ai.

Ai ka fol për harmonizim në përgjithësi, ndërsa ka theksuar se sot e ka njoftuar Hotin se do të dalë me një dekaratë pa  e specifikuar se "çka dhe kur’’.

"Nuk u mbajt mbledhja, sepse nuk jemi dakorduar për parimet e heqjes së taksës dhe vendosjes së reciprocitetit", tha Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat