Profesori ndërkombëtar: Kurti u ngut, ja çka do të bëjë nga sot Beogradi

Aktuale

Profesori ndërkombëtar: Kurti u ngut, ja çka do të bëjë nga sot Beogradi

Nga: A.ZH Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 22:40
Albin Kurti

Profesori ndërkombëtar Enver Bytyçi, ka reaguar pas heqjes së pjesërishme të taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, nga kryeministri i vendit Albin Kurti.

Bytyçi e ka quajtur “të ngutshëm” vendimin e Kurtit, duke thënë se ajo nuk duhej hequr, pa një dokument obligues për garanci për respektimin e integritetit territorial të Kosovës dhe për mos krijimin e një Republika Srpska në Kosovë, përcjell Bota sot.

Profesori ka theksuar se prej sot Kurti ka hapur rrugën për nënshtrimin ndaj presioneve që synojnë shkatërrimin e shtetësisë së Kosovës.

“Prej sot Beogradi do të rinis ofensivën e tij kundër pavarësisë, shtetësisë dhe integritetit territorial të Kosovës”, ka shkruar Bytyçi në një postim në Facebook.

Postimi i plotë i Bytyçit:

Albin Kurti e hoqi taksën! Duket se ka vendosur disa kushte! Në fakt zoti Kurti u ngut. Pa një dokument obligues për garanci për respektimin e integritetit territorial të Kosovës dhe për mos krijimin e një Republika Srpska në Kosovë, nuk do të duhej heq taksa!

Siç iu nënshtrua presionit për heqjen e taksës, ka mundësi që Albin Kurti të nënshtrohet në të ardhmen edhe ndaj presioneve për ta shkatërruar shtetësinë e Kosovës! Rruga për këtë u hap!

Zoti na ndihmoftë! Prej sot Beogradi do të rinis ofensivën e tij kundër pavarësisë, shtetësisë dhe integritetit territorial të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat