Sekretari i shkarkuar nga Abdixhiku vazhdon të shkojë në punë

Aktuale

Sekretari i shkarkuar nga Abdixhiku vazhdon të shkojë në punë

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 23:14
Betim Reçica dhe Pal Lekaj

Qeveria Kurti pas shkarkimit të Bordit të Telekomit kishte votuar edhe për shkarkimin e disa Sekretarëve nëpër ministri.

Betim Reçica ishte shkarkuar nga posti i sekretarit në ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, kjo pas një vendimi dhe kërkese nga ministri i këtij dikasteri, Lumir Abdixhiku.

Ministri Abdixhiku kishte kërkuar që në vend të Reçicës si Sekretar i ri i ministrisë të caktohet Izedin Bytyqi.

Por media ka parë që ish sekretari Reçica është duke u shkuar çdo ditë në punë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit.

Zyra për informim e këtij institucioni nuk ka dashur të jap asnjë informacion se pse është duke shkuar në punë ish sekretari i larguar.

Por, i kontaktuar Betim Reçica ka thënë se është i angazhuar në projektin e zgjerimit të rrugës “Kijevë –Zahaq”. Ai nuk ka qenë i qartë se si ka ndodhur që është involvuar në këtë projekt, në të cilin ka kohë që është duke u punuar, vetëm ka thënë se është i angazhuar në të.

Lidhur me shkarkimin e tij, ai ka thënë se tashmë ka ushtruar edhe ankesë, pasi e vlerëson se ishte i paligjshëm. Madje, nuk deshi as ta quaj shkarkim.

“Detyrën e sekretarit është duke e ushtruar sekretari i emëruar se fundmi me vendimin e qeverise. Ne jemi duke i ushtruar punët dhe detyrat ne kuadër të njësisë zbatuese Kijevë -Zahaq. Ankese kemi ushtruar ndaj vendimit të Qeverise si të pabazuar dhe i nxjerre në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin për Shërbyesit Civil. Ankesa sipas ligjit ne momentin qe ushtrohet ka karakter vezullues”, ka thënë Reçica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat