Osmani flet për koalicionin: Qëllim i përbashkët është mbrojtja e interesave të vendit

Aktuale

Osmani flet për koalicionin: Qëllim i përbashkët është mbrojtja e interesave të vendit

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 08:02
Vjosa Osmani

(E plotësuar) - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani deklaroi se ka bashkëpunim shumë të mirë mes partnerëve të koalicionit qeverisës dhe qëllimi i tyre i përbashkët është mbrojtja e interesave të vendit dhe ruajtja e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Këto deklarata, ajo i bëri kur u pyet se a pajtohet LDK me heqjen e taksës në mënyrë të pjesshme dhe se a ka pasur dakordim mes Vetëvendosjes dhe LDK-së para se të merret vendimi për heqjen e tarifës 100%.

Gjatë takimit të saj në Komunën e Pejës, Osmani kur u pyet nga KosovaPress rreth vendimit të kryeministrit Kurti për heqjen e taksës, fillimisht për lëndën e parë, tha se është e bindur qe çdo dallim të mundshëm rreth asaj se si t’i ruajnë interesat e vendit dhe partneritetin me miq do të zgjidhet shpejtë.

Osmani: Kemi bashkëpunim të mirë me VV

“Ajo çka është me rëndësi është që unë shoh bashkëpunim shumë të mirë nga ana e partnerëve të koalicionit dhe po ashtu shoh qe të dy partnerët e koalicionit e kanë qëllimin e përbashkët, e ai qëllim i ka dy parime themelore, e para është mbrojtja e interesave të vendit dhe e dyta është mbrojtja e partneritetit me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian i cili është ekzistencial për ecjen përpara të shtetit tonë. Jam e bindur që çdo dallim që mund të jetë qoftë teknik apo modalitet rreth asaj se si mund t’i ruajmë edhe interesat e vendit edhe partneritetit me miq do të zgjidhet shumë shpejtë. Andaj takimet qe do t’i kemi sot gjatë ditës do të jenë në funksion të arritjes se këtij dakordimi të përbashkët”, tha Osmani në përgjigjen e saj.

Osmani tha se sot gjatë ditës do t’i diskutojnë këto çështje edhe me kryeministrin, Albin Kurti.

Ajo tha se është shumë më rendësi që partnerët e koalicionit të ulen dhe të diskutojnë e të marrin vendime të përbashkëta për vendin.

Osmani: Çështjet do t’i diskutojmë me kryeministrin

“Ne do t’i diskutojmë këto çështje sot gjatë ditës bashkë me kryeministrin dhe pas diskutimeve do t’ju informojmë. Është tejet me rendësi që partnerët e koalicionit të ulen dhe të diskutojnë detajet, të marrin vendime të përbashkëta dhe natyrisht ne si Kuvend i Kosovës, sepse unë sot mund t’ju flas në cilësinë e kryetares së Kuvendit do të deklarohemi në momentin që informohemi zyrtarisht për këto vendime të përbashkëta”, tha Osmani.

**

Deklarata pas takimit Osmani-Muhaxheri

Kryeparlamentarja Osmani viziton Pejën

Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të qëndrojë në Komunën e Pejës.

Osmani do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.

Kjo vizitë ka për qëllim njohjen nga afër të punës së kryetarit të Pejës, planet dhe sfidat në qeverisjes komunale.

Me këtë rast do të realizohen edhe dy vizita në dy shkolla ku janë duke kryer projekte të rëndësishme për rritjen e cilësisë më arsim.

Osmani do të vizitojë shkollën e arteve “Odhise Paskali” dhe shkollën fillore “Asdreni”.

Pas këtyre vizitave, Osmani dhe Muhaxheri do të marrin pjesë në inaugurimin e shtatores së kampiones olimpike Majlinda Kelmendi. Me këtë rast, të dy protagonistët e takimit do të deklarohen shkurtimisht para mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat