Avdyli: SHBA-të janë lodhur me Ramusha e me Burdusha

Aktuale

Avdyli: SHBA-të janë lodhur me Ramusha e me Burdusha

Nga: A.M. Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 08:56
Ramush Haradinaj

Njohësi i çështjeve politike në vend, Ajet Avdyli, ka thënë se po shihet se bota demokratike e në veçanti SHBA-të janë lodhur me Ramusha e me Burdusha, kërkojnë saktësi në veprime dhe vendosmëri.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se “politikat e dyfytyrësisë nuk kanë vend dhe janë të paqëndrueshme kur është në pyetje SHBA-ja, aleati jonë kryesor, që është Loria e përjetshme e Kosovës, andaj politikat e dyfytyrësisë nuk i duron dot Kosova dhe populli i saj.....”

Postimi i plotë:

Sot pikrisht ditë e Premte, Vjosa e Albini duhet t'a thonë publikisht e botrisht se, me kend e si frymojn? Me SHBA apo me dreqin e të birin e tijë që është futur në zgafell. Po shifet se bota demokratike e në veqanti SHBA-të janë lodhë me Ramusha e me Burdusha, kërkojn saktësi në veprime dhe vendosmëri. Politikat e dyftyrësisë nuk kanë vend dhe janë të paqēndrueshme kur është në pyetje SHBA-ja, aleati jonë kryesor, që është Loria e përjetshme e Kosovës, andaj politikat e dyftyrsisë nuk i duron dot Kosova dhe populli i sajë.....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat