Milaim Zeka zbulon dy qëllimet e Brukselit në lidhje me taksën

Aktuale

Milaim Zeka zbulon dy qëllimet e Brukselit në lidhje me taksën

Nga: G.B Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 10:00
Milaim Zeka

Ish deputeti Milaim Zeka, ka thënë se në raport me Kosovën, historikisht, përpos Gjermanisë, Austrisë dhe Anglisë, pjesa tjetër e Evropës ka pasur qëndrim neutral ose ka qenë në anën e Serbisë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se SHBA gjithmonë ka qenë në anën tonë, derisa ka thënë se deklarata e një zyrtari të Brukselit për përshëndetjen e vendimit të Kurtit për taksën i ka dy qëllime.

Sipas tij dëshiron ta fusë Kurtin në rrugë pakrye dhe të krijojë ftohje të marrëdhënie Kosovë-SHBA.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Dallimet e Amerikes dhe Brukselit per Kosoven

Ne raport me Kosoven, historikisht, perveç Gjermanise, Austrise dhe Anglise, pjesa tjeter e Europes, ose ka pasur qendrim neutral, ose ka qene ne anen e Serbise.

Ne anen tjeter, ShBA, gjithemone, vetem ne rastet kur ne i kemi rene bukes shqelem, kane qene ne anen tone. Deklarata e nje zedhenesi te Brukselit rreth gjoja “pershendetjes te vendimit te Kurtit per heqejen e pjeserishme te taxes” ka dy qellime: 1. Ta fuse Kurtin ne rruge pakrye. 2. Te krijoje ftoheje te mardhenjeve mes Kosoves dhe Amerikes.

Forte duhet me kane budalle me tri diploma me i besu asaje qe thote ai zyrtari i Brukselit. Me na dashte Brukseli nuk na kishe mbylle ne karentine qe 20 vite, bane be coronavirusin e kemi.

Qeveria nuk duhet me pase asnje dileme ne degjimin blanko te Amerikes, Gjermanise, Britanise se Madhe, dhe te gjithe atyre qe na mbeshtesin...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat