Vjosa Osmani viziton shkollën ku mësoi ikona e Xhudos, Majlinda Kelemendi

Aktuale

Vjosa Osmani viziton shkollën ku mësoi ikona e Xhudos, Majlinda Kelemendi

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 10:55
Vjosa Osmani ne vizite ne Pejë

Vjosa Osmani, ka vizituar shkollën e fillore “Asdreni” në Pejë.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka vizituar shkollën e fillore “Asdreni” në Pejë.

Osmani u informua nga nxënësit për punën e tyre praktike.

Drejtoresha e kësaj shkolle Agime Lajçi, njoftoj se falë bashkëpunimit me Komunën e Pejës do të marrim pjesë në një festival në Turqisë.

“Përpos pjesës teorike nxënësit mësojnë edhe pjesën praktike. Ka raste kur këta dinë më shumë se na”.

“Do të marrim pjesë në festivalin në Turqi, e kjo gjë po ndodhë falë investimit të komunës në pajisje teknologjike për praktik”.

Shkolla fillore “Asdreni” ka 1055 nxënës, pjesë e së cilës ishte edhe ikona e Xhudos, Majlinda Kelemendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat