Kurti shkarkon dy borde të tjera dhe anulon vendimin për zvogëlimin e akcizës në duhan

Aktuale

Kurti shkarkon dy borde të tjera dhe anulon vendimin për zvogëlimin e akcizës në duhan

Nga: Bota sot Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 12:01

(E plotësuar) - Qeveria e Kosovës ka vazhduar avazin e shkarkimeve të ndërmarrjeve të bordeve publike. Në mbledhjen e sotme fatin e njëjtë të shkarkimeve e patën bordi i drejtorëve të ndërmarrjes publike të hekurudhave “Infrakos” dhe bordi mbikëqyrës prej gjashtë anëtarësh të “Trepçës”.

Kabineti i kryeministrit Kurti në këtë mbledhje shfuqizoi dy vendime të ish-kryeministrit, Haradinaj mbi zvogëlimin e akcizës në duhan. Ekzekutivi themeloi edhe grupin e ekspertëve të pavarur për draftimin e skenarëve dhe elementeve të reformës se vetingut në sistemin e drejtësisë.

Ministria e Ekonomisë, Rozeta Hajdari duke e arsyetuar vendimet e shkarkimeve të bordeve publike, tha se dy bordet kanë lejuar veprime që bien ndesh me interesin e ndërmarrjeve.

Hajdari: Bordi mbikëqyrës ka lejuar veprime që bien ndesh me interesin e ndërmarrjes

“Njësia për politika dhe ndërmarrje publike ka rekomanduar që Qeveria të shkarkojë bordin e drejtorëve të ndërmarrjes publike, ‘Infrakos’ për shkelje të detyrave fitociare. Sipas nenin 19.2 të ligjit për ndërmarrje publike qeveria konstaton shkeljen dhe shkarkon bordin sipas rekomandimit të njësisë. Me këtë rast bordi ka shkelur detyrat fitociare sepse ka dështuar të marrë masa ndaj krye shefit të ndërmarrjes i akuzuar për keqpërdorim të pozitës. [...] Unë si ministre përgjegjëse i propozoj qeverisë të shkarkojë drejtorët që e përfaqësojnë qeverinë në bordin mbikëqyrës të ndërmarrjes ‘Trepça’. Këtë propozim e jap duke u mbështetur në kushtetutën e Republikës së Kosovës. Në Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe Ligjit për ‘Trepçën’. [...] Në rastin e ‘Trepçës’ tërësia e rrethanave rreth menaxhimit të paligjshmërisë dhe punësimit jep arsye për të besuar se bordi mbikëq yrës ka lejuar veprime që bien ndesh me interesin e ndërmarrjes”, tha ajo.

Në lidhje me anulimet e dy vendimeve të ish-Qeverisë Haradinaj që ndërlidheshin me zvogëlimin e akcizës në duhan, ministri i Financave, Besnik Bislimi tha se ato kanë qenë të padrejta dhe kanë çrregulluar tregun.

Bislimi: Këto vendime nuk kanë qenë të drejta

“Ky vendim që ne propozojmë të shfuqizojmë e ka ndryshuar normën e akcizën për cigaret e prodhuara në Kosovë. Ne besojmë që këto vendime nuk janë të drejta kanë ndikuar në çrregullimin e tregut dhe kanë ndikuar në të hyrat nga akciza nga dogana e Kosovës”, tha ai.

Për themelimin e grupit të pavarur të ekspertëve për draftimin e reformës në drejtësi, ministrja e këtij dikasteri, Albulena Haxhiu u shpreh se ata deri më datën 30 maj do të dorëzojnë një raport mbi skenarët e reformës në drejtësi.

Ky grup, sipas ministres do të udhëhiqet nga profesori Qerim Qerimi dhe të gjithë do të punojnë vullnetarisht.

Haxhiu: Grupi i ekspertëve do të ofrojë një studim të thelluar për procesin e Vetingut

“Grupi i ekspertëve do të ketë mandatat për çështjet si në vijim: Do të ofroj një studim kuptim plotë të thelluar dhe argumentuar mbi mundësitë fillimit të një procesi të vetingut në sistemin e drejtësisë. Të ofrojë një pasqyrë të qartë të skenarëve nga më i thelluari deri tek ai më sipërfaqësori mbi të cilët mund të bazohet reforma e vetingut tek sistemi i drejtësisë”, tha ministrja Haxhiu.

Por, mbi këtë zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti kërkoi që procesi i vetingut të përfshijë edhe disa institucione të tjera të ndjeshme.

Në mbledhjen e sotme Qeveria ndau 400 mijë euro për Ministrinë e Shëndetësisë për t ë ballafaquar koronavirusin si dhe 200 mijë euro u ndan për Shqipërinë për programin e rindërtimit pas tërmetit, si shumë e premtuar në Konferencën e Donatorëve të iniciuar nga Bashkimi Evropian më 17 shkurt.

****

Qeveria e Kosovës ka votuar të premten për shkarkimin e Bordit Mbikëqyrës të “Trepçës”.

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari ka thënë se “Qeveria duhet t’i shkarkojë drejtorët kur ka arsye të besojë se i kanë shkelur detyrat fiduciare”.

***

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar sot bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës”, “Infrakos”.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Ministrja, Rozeta Hajdari ka thënë se rekomandimi është marrë për shkak të shkeljeve të detyrave.

Në këtë rast, sipas Hajdarit shkelja ka të bëj me dështimin e marrjes së masave ndaj kryeshefit të “Infrakos-it” i cili është akuzuar për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Sipas Hajdarit, hetimi që kryen bordi është i ndarë nga prokuroria, dhe i njëjti është dashur të marrë masa ndaj Agron Thaqit.

Në këtë kuadër, ajo ka përmendur ligjin, i cili lejon pezullimin e kryeshefit në rast se ndaj tij zhvillohet procedurë penale.

.

Gjithashtu në këtë mbledhje, qeveria e Kosovës ka ndarë 200.000 euro për Shqipërinë, për tërmetin e nëntorit.

***

Në mbledhjen e katër të Qverisë së Kosovës që do të mbahet sot do të shqyrtohen 9 pika.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohet propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për Shqipërinë, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Image

Pastaj në mbledhje do t’i kenë dy kërkesa ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat