Qeveria themelon Grupin e ekspertëve për Vetingun në Drejtësi (Emrat)

Aktuale

Qeveria themelon Grupin e ekspertëve për Vetingun në Drejtësi (Emrat)

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 12:48
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Grupit të Ekspertëve të Pavarur për draftimin e skenarëve dhe elementet e reformës së Vetingut në Sistemin e Drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Grupi i Ekspertëve do të jetë plotësisht i pavarur dhe më 30 maj i njëjti do t’ia paraqesë qeverisë një raport rreth kësaj çështjeje.

Haxhiu ka njoftuar se Kryesues i këtij ekipi do të jetë Qerim Qerimi, kurse anëtarë Avni Kuka, Visar Morina, Fisnik Korenica, Arbëresha Loxha, Ehat Miftaraj, Ardiana Qosja, Arton Demhasaj, Kreshnik Gashi e Kujtim Kërveshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat