Ky është grupi i ekspertëve që do të punojnë rreth vetingut, nuk do të paguhen

Aktuale

Ky është grupi i ekspertëve që do të punojnë rreth vetingut, nuk do të paguhen

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 13:11
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka propozuar në mbledhjen e qeverisë themelimin e grupit të ekspertëve të pavarur për të dizajnuar parimet udhëheqëse, skenaret dhe elementet e reformës së vetingut në sistemin e drejtësisë.

Haxhiu tha se ky grup i ekspertëve do të ketë mandat që të ofrojë një studim kuptimplotë të thelluar dhe të argumentuar mbi mundësitë e rifillimit të procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

“Të ofrojë një pasqyrë të qartë të skenarëve nga më i thelluari deri te më sipërfaqësori mbi të cilët mund të bazohet reforma e vetingut të sistemit të drejtësisë, në dritën e së drejtës kushtetuese dhe sistemit ligjor të Kosovës, parimeve ndërkombëtare të pavarësisë panshmërisë integritetit dhe profesionalizmit të funksionit gjyqsor dhe prokurorial. Të përcaktojë elementet e reformës së vetingut në sistemin e drejtësisë sipas secilit skenar apo alternative të identifikuar dhe të identifikojë rreziqet mundësitë dhe përparësitë e elementit ndërkombëtar në procesin e vetingut dhe mënyrën se si duhet të ushtruar përpjekja për të ndëruar konsensusin parlamentar për një ndryshim të tillë ndryshim madhor”, ka thënë ministrja.

“Grupi i ekspertëve deri më datë 30 maj do t’i paraqesë qeverisëdhe ministrisësëdrejtësisëdo t’i paraqes njëraport me skenar apo alternative për reformën e vetingut në sistemin e drejtësisë si dhe opsionet që duhet ndjekur për realizimin e reformës së vetingut në sistemin e drejtësisë të mbështetur në objektivitet integritet profesional dhe më sëshumti në parimet që e bëjnë reformën tëmbrojtur nga interferimi i kujtdo”, ka thënë Haxhiu.

Grupi i ekspertëve do të kryejë punën pro-bono, pra pa asnjë kompenzim financiar, do të jetë plotësisht i pavarur në dhënien e vlerësimit dhe nuk do të ndikohet nga askush në dhënien e ekspertizës e saj.

Grupi i ekspertëve do tëpërbëhet nga kryesuesi i grupit: Qerim Qerimi, profesor universitar, Avni Puka, profesor universitar, Fisnik Korenica, profesor universitar, Visar Morina anëtar zëvendësues i Komisionit tëVenecias, Arbëresha Loxha, drejtoreshëe GLPS, Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Instituti i Kosovës për Drejtësi, Ariana Qosaj-Mustafa KIPRED, Arton Demhasaj, Kreshnik Gashi, Kujtim Kërveshi, avokat.

Ministria ka kërkuar edhe nga Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial qëtëpropozojnënga njëemër për anëtar nëgrupin e ekspertëve.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka thënë se procesi i vetingut duhet tëzgjerohet përtej ministrisë së Drejtësisë, siç janë MPB-ja, Dogana, ATK, dhe në njësinë e inteligjencës financiare dhe në shërbimet tjera që janë të rëndësisë strategjike shtetërore.

Propozimi i ministres Haxhiu u miratua nga kabineti qeveritar pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat