Përfundon takimi Albin Kurti – Isa Mustafa, këto janë detajet e fundit

Aktuale

Përfundon takimi Albin Kurti – Isa Mustafa, këto janë detajet e fundit

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 16:09
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

(E plotësuar) - Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës.

Media mëson se takimi i liderëve ka përfunduar, megjithatë asnjëri nga ta nuk është deklaruar për media.

Takimi është mbajtur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Kurti dhe Mustafa kanë dalë fshehurazi nga objekti i qeverisë duke iu shmangur gazetarëve.

Kreu i LDK-së Mustafa paraprakisht ka thënë se është takim për kafe me Kurtin.

Kurse, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani që po e shoqëron Mustafën në takim sqaroi se takimi ka të bëjë me gjetjen e modalitetit ose pajtimit mes anëtarëve të koalicionit rreth heqjes së tarifës 100 për qind.

***

Ka nisur takimi në mes të partnerëve të koalicionit qeveritar Isa Mustafës së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Albin Kurtit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Takimi po mbahet në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Kreu i LDK-së Mustafa paraprakisht ka thënë se është takim për kafe me Kurtin.

Kurse, nënkryetarja e LDK, Vjosa Osmani që po e shoqëron Mustafën në takimi, sqaroi se takimi ka të bëjë me gjetjen e modalitetit ose pajtimit mes anëtarëve të koalicionit rreth heqjes së tarifës 100 për qind.

***

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas takimit në grupin parlamentar ka konfirmuar se sot do të ketë takim me partnerin e koalicionit.

Mustafa: Do të takohemi në objekt të qeverisë

"Takimet tona i kemi të zakonshme, ne jemi marrë vesh që kohë pas kohë të takohemi, të bisedojmë për çështjet aktuale dhe sot do të takohemi në objekt të qeverisë. Për të gjitha temat..”, ka thënë ai.

Image

***

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka mbajtur një takim me Grupin Parlamentar të kësaj partie, përkitazi me propozimin e kryeministrit Kurti për taksën.

Pas takimit Mustafa ka thënë shkurt për medie se do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, për t’u dakorduar rreth taksës.

***

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa kanë nisur takim në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Arsye e takimit është bashkërendimi i qëndrimit për heqjen e taksës.

Këtë takim e ka paralajmëruar pak më herët edhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani.

Kujtojmë se LDK dhe VV nuk janë koordinuar paraprakisht para konferencës së mbrëmshme të Kurtit, ku ky i fundit tha se qeveria që ai udhëheq do ta heq pjesërisht taksën dhe me kushte.

Ky qëndrim i Kurtit u kundërshtua ashpër nga i dërguari i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat