Reagon edhe Britania e Madhe pas largimit të taksës nga Kurti

Aktuale

Reagon edhe Britania e Madhe pas largimit të taksës nga Kurti

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 19:47
Boris Johnson

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka reaguar përmes një postimi në Facebook, lidhur me heqjen e pjesshme të taksës nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Britania e Madhe thotë se hapi i Kurtit është i mirë, megjithatë taksa duhet të hiqet plotësisht.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson i ka thënë në telefon presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se e mbështet rifillimin e dialogut në mes të Serbisë dhe Kosovës.

Kryeministri Johnson e përshendeti heqjen pjesërisht të taksës nga kryeministri Kurti, megjithatë Britania e Madhe do të vazhdojë të kërkojë heqjen e plotë të taksës.

“Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka biseduar në telefon me presidentin serb Aleksandar Vuçiq: “Kryeministri Johnson e përshëndeti rifillimin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. Ai gjithashtu përshëndeti tërheqjen e pjesshme të tarifës së Kosovës nga mallrat nga Serbia dhe inkurajoi një përgjigje pozitive. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të kërkojë heqjen e plotë të tarifave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat