Ish-ambasadori, kërkesë Qeverisë: Mos na merrni në qafë - hiqeni taksën

Aktuale

Ish-ambasadori, kërkesë Qeverisë: Mos na merrni në qafë - hiqeni taksën

Nga: A.ZH Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 21:19
Qeveria e Kosovës

Edhe ish-ambasadori i Kosovës në Suedi Lulzim Peci, ka reaguar pas heqjes së pjesërishme të taksës ndaj Serbisë, nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Peci ka këshilluar Qeverinë që të heq taksën të ashtu siç po i kërkohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se nëse Qeveria nuk është e gatshme të udhëheq, nuk duhet “ta merr në qafë popullin duke e simuluar liderizmin”.

Postimi i plotë i Pecit në Facebook:

Një këshillë për Qeverinë e Kosovës (në gjuhën angleze):

“If you want to be a player, you have to play by the rules”

Hiqni taksat ashtu si është duke iu kërkuar dhe merrni përgjegjësitë që të ecim përpara. Përndryshe , do të na merrni në qafë.

“Barcoletat” nuk kryejnë punë në politikën ndërkombëtare, por vetëm kredibiliteti dhe burrështetësia.

Nëse nuk jeni të gatshëm të udhëheqni, mos e merrni në qafë popullin duke e simuluar liderizmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat