Mushkolaj tregon kur duhet të vendoset reciprociteti!

Aktuale

Mushkolaj tregon kur duhet të vendoset reciprociteti!

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 23:57
Imer Mushkolaj

Analisti politikë Imer Mushkolaj, ka vlerësuar për Expose se vendosja e reciprocitetet duhet të bëhet në një afat më të gjatë dhe të shikohet sakt se në cilat fusha mund të vendoset nëj masë e tillë.

Për këtë sipas tij duhet diskutime e analiza nga ana e ekspertëve e sidomos me aleatët e vendit, SHBA-në dhe BE-në.

“Për tiu hapur opsionin aleatëve tanë se si duhet të veprohet më tutje, unë besoj që taksa duhet të hiqet pastaj të çështja e vendosjes së reciproceiteti, është çështje shumë komplese, nuk është aq e lehtë, z. Kurti ka filluar diskutimet me shoqatat e bizneseve dhe me akterët tjerë, për të parë se çka është pozitive dhe çka jo në këtë aspekt. Po besoj se diçka që nuk është diskutuar dhe duhet të shihet janë marrëveshjet e arritura me Serbinë, në mesin e më shumë se 30 marrëveshjeve që janë të nënshkruara me reciprocitet, p.sh çështja e diplomave, është reciprokae, çështja e vulave po ashtu reciproke, është problem tjetër që Serbia nuk po zbaton këto marrëveshje, apo marrëveshja e tarave, për të cilën ne jemi fajtorë, për shkak se nuk kemi arritur të gjejmë një kompani që do të krijonte atë ngjitësin e famshëm për targat e makinave të kosovarëve kur udhëtojnë në Serbi. Besoj që fillimisht qeveria e Kosovës duhet të ia bëjë të qartë me shifra të sakta, me prova Brukselit dhe Uashingtonit se ku qëndron Kosova në përmbushjet e marrëveshjes me Serbinë dhe ku qëndron Serbia. Vetë përmbushja e këtyre marrëveshjeve nënkupton një lloj të reciprociteti në mes të dy vendeve dhe më pastaj duhet të parë se ku duhet të vendoset ky reciprocitet. Duhet të shihet me kokë të ftohtë se në cilat fusha duhet të vendoset reciprociteti. Duke vendosur reciprocitetin në një far forme ne mund të dëmtojmë edhe vetën, pra ti jepejt kohë, gjithmonë në shtetet e Bashkuara sidomos, se kur duhet të vendoset reciprociteti dhe qeveria të jetë transparente me qytetarë”, ka thënë Mushkolaj, në Expose.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat