​I jepet lamtumira e fundit Qerim Kelmendit

Aktuale

​I jepet lamtumira e fundit Qerim Kelmendit

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 07:20
Qerim Kelmendi

Sot i jepet lamtumira e fundit ish-luftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Qerim Kelmendi.

Ceremonia e varrimit organizohet nga këshilli organizues i OVL të UÇK në Dukagjin.

Agjenda:

Ora 13:00-14:00 Homazhe në qendër të qytetit Pejë (sheshi Shkelzen Haradinaj),

Ora 15:00 Ceremonia e varrimit në Kompleksin Memorial në Gllogjan.

Ish-luftëtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi është vra në orët e para të së enjtes, pranë fshatit të tij, deri sa ishte duke qarkulluar me veturë.

Sipas policisë, dyshohet se Kelmendi së pari është qëlluar me armë zjarri dhe pastaj i është dhënë flaka veturës në të cilën gjendej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat