Përfundon takimi i LDK-së, flet Lutfi Haziri - ka një premtim të madh

Aktuale

Përfundon takimi i LDK-së, flet Lutfi Haziri - ka një premtim të madh

Më: 4 mars 2020 Në ora: 16:19
LDK

(E plotësuar) - Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëherit kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri është deklaruar pas takimit që kanë zhvilluar nënkryetarët e kësaj LDK’së me kryetarin Isa Mustafa.

Ai tha se në takim është diskutuar për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova dhe rolin e LDK-së në kuvend, qeveri si dhe në pushtet lokal.

Sa i përket taksës, konkretisht largimit të saj dhe vendosjes së reciprocitetit siç ka paralajmëruar kryeministri Albin Kurti, Haziri pohoi se janë duke u koordinuar përfaqësuesit më të lartë politikë.

“Përfaqësuesit tonë më të lartë do të koordinohet mes vete, do të konsultohen dhe natyrisht do të dalin me qëndrim të përbashkët për t’i dhënë mundësi tjera këtij vendi”, është shprehur Haziri.

“Dallimet e vogla do të shkrihen me kohë. Natyrisht që ne lojalitetin tonë politik si republikë duhet ta ruajmë me partnerët strategjik në krye me SHBA-të dhe BE-në. Krejt ky konsultim e kalon domenin e partive politike të Kosovës. Është përtej neve, përtej Atlantikut të them të drejtën”, ka thënë i pari i Gjilanit.

“Po punojmë që qëndrimet sikur për çdo vendim tjetër në qeveri të jenë unike”, ka shtuar nënkryetari i LDK’së.

LDK në mbledhje urgjente për taksën, flet Isa Mustafa

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka arritur në selinë e partisë ku po mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kryesisë së LDK’së.

Mustafa ka thënë se kjo mbledhje po mbahet për t’i koordinuar punët e partisë, duke e paraqitur mbledhjen si të zakonshme.

Ai ka thënë edhe se po koordinohen me partnerin qeveritar, Lëvizjen Vetëvendosje, për të gjetur  gjuhë të përbashkët për heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe.

Nuk e di se çka do te thote presidenti. Do ta percjellim tani kur te hyjme ne zyre. Jemi mbledh qe të koordinojmë punët tona ne parti sepse kemi punë çdo dite. Jemi marrë vesh që të mblidhemi ne ora 4 kur i përfundojëë punët. Ne po bisedojmë me VV që të kordinohemi e te gjejmë një gjuhë të përbashkët që sa më shpejt të fillojë dialogu, të hiqen tarifat e te krijohet një ambient ku mund te arrijmë një marrëveshje me Serbinë për njohje reciproke”, ka thënë Mustafa.

Në mbledhje të kryesisë tashmë kanë arritur edhe nënkryetarët Lutfi Haziri e Agim Veliu, si dhe Avdullah Hoti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat