Limaj: Prekazi, vendi ku ka marrë jetë liria

Aktuale

Limaj: Prekazi, vendi ku ka marrë jetë liria

Më: 5 mars 2020 Në ora: 10:13
Prekaz

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në përkujtim të 22 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se më 5, 6 dhe 7 mars në Prekaz, u ngritën themelet e shtetit tonë.

Limaj ka shkruar se Prekazi është vendi ku pavarësia dhe liria kanë marrë jetë dhe do të jetë në obligimin tonë gjithnjë për të qenë në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë.

“Ne me pietet kujtojmë sakrificën e pashembullt të familjes Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari. Flijimi për liri i familjes Jashari është shembulli më unik, i cili na kujton që, ajo që sot e gëzojmë është rezultat i sakrificës së kësaj familjeje. Epopeja e UÇK-së mobilizoi gjithë kombin shqiptar dhe bëri të mundur nisjen e një kthese historike për popullin shqiptar, e cila kulmoi me lirinë e Kosovës. Duke nderuar Epopenë dhe familjen Jashari, nderojmë gjithë dëshmorët e rënë për lirinë e vendit tonë. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së komandantit legjendar, Adem Jashari, familjes së tij dhe gjithë dëshmorëve të Kombit”, ka shkruar i në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat