Epopeja e UÇK-së i bën bashkë krerët institucionalë

Aktuale

Epopeja e UÇK-së i bën bashkë krerët institucionalë

Më: 5 mars 2020 Në ora: 14:54
Epopeja e UÇK-së i bën bashkë krerët institucionalë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka parakaluar sot për nderë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për të nderuar familjen Jashari e cila ra heroikisht 22 vjet më parë, dhe ata që dhanë jetën në luftën për liri, institucionet shtetërore të Kosovës u janë drejtuar njësiteve të FSK-së dhe qytetarëve të Kosovës. Aty, u tha se tërësia territorial e Kosovës nuk mund të cenohet, dhe se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i palëkundshëm.

Me nderime pranë obeliskut në kazermën që mban emrin e komandantit legjendar Adem Jashari, krerët e institucioneve shtetërore i kanë kujtuar të gjithë dëshmorët e martirët e rënë për liri.

Këtë e bënë veç e veç, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Komandanti suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Hashim Thaçi u tha pjesëta reve se ata do t’i kenë pajisjet më modern të një ushtrisë, gjë për të cilën tha se ka diskutuar në Pentagon ditë më parë.

Thaci: FSK do t’i ketë pajisjet më moderne, këtë e kam diskutuar në Pentagon

“Ju jeni ushtri moderne, jeni ushtri bashkëkohore, ushtri multientike, ju do të pajiseni me pajiset më moderne të një ushtrie bashkëkohore, dhe ky ishte mesazhi dhe diskutimi im edhe në Pentagon ditë më parë, për forcimin dhe pajisjet e Ushtrisë së Kosovës, me pajiset më moderne që do t’i ketë një ushtri në rajonin tonë. E theksoj sot, se ata që e kërcënojnë Kosovën, duhet ta kuptojnë përgjithmonë që ata që kërcënojnë vendin tonë nuk do të shkelin në vendin tonë, por përgjigjen do ta kenë nga Kosova në territorin e tyre”, tha Thaçi.

Thaçi, derisa foli për sakrificën e familjes Jashari, tha se heroizmi i tyre ka mobiluar botën shqipt are kudo, dhe lufta e tyre titanike e ka vënë në lëvizje të gjithë diplomacinë botërore për Kosovën.

Thaci: Emri i kazermën ‘Adem Jashari’ është emër i sovranitetit të Kosovës

“Vet emri i kazermës suaj është emri i lirisë, i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, është vet Kosova. Sot institucionet më të larta shtetërore nderojnë heroizmin dhe sakrificën më të madhe në historinë tonë kombëtare, nderojnë anëtarët e familjes së Shaban Jasharit, gratë, burrat, vajzat, djemtë, fëmijët, nipërit e mbesat, nderojnë komandantin legjendar Adem Jashari, Hamzën dhe gjithë të rënët në Epopenë e UCK-së më 5,6,7 mars, në Prekazin heroik”, tha ai.

E kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është sinonim i shtetësisë, mbrojtjes së sovranitetit dhe paprekshmërisë së territorit të Republikës së Kosovës.

Ajo u tha ushtarëve duhet të jenë të gatshëm të mbrojnë vendin njësoj si komandanti legjendar Adem Jashari.

Osmani: Secili ushtar duhet të jetë i gatshëm të mbrojë sovranitetin e vendit

“Sot secili kadet, ushtar e oficer duhet ta ketë parasysh sa herë që mendon për qëllimin fisnik të ushtarakut, sovranitetin e vendit, të cilin, njësoj si komandant Jashari, duhet të jetë i gatshëm ta mbrojë e ta sigurojë. Adem Jashari, të cilin ne e kujtojmë sot, e dha shembullin se si mbrohet toka e këtij vendi, se si çdo cep i kësaj toke është i shenjtë dhe se si luftohet për të. Adem Jashari e mbrojti pragun e shtëpisë së tij, e të shtëpisë së përbashkët, Kosovës. Kësisoj, ai u shndërrua në simbol të rezistencës e në simbol të ushtarakut të përkushtuar, i cili nuk rresht së punuari për ta mbrojtur atdheun. Ai e zgjodhi sakrificën sublime, siç d o ta zgjedhtë secili ushtarak i ndershëm kur cenohet integriteti i vendit dhe kështu dëshmoi se liria është tepër e çmueshme dhe se sakrifica, përfshirë edhe atë më sublimen, është e pamatshme krahasuar me të”, tha Osmani.

Osmani tha se shqiptarët asnjëherë nuk kanë pasur synime ndaj të tjerëve, por që misioni ka qenë dhe mbetët gjithmonë mbrojtja e atdheut.

Ndërsa kryeministri i vendit, Albin Kurti, ndër të tjera foli edhe për nevojën e dakordimit për politikën e jashtme.

Kurti: Nuk mund të përballojmë dallimet në politikën e jashtme

“Ne mund të përballojmë polarizime për politika të brendshme, por nuk mund të përballojmë dallimet në politikën e jashtme, sepse ajo cenon tërësinë tonë territoriale, interesat tona strategjike dhe integritetin tonë institucional. Kur nuk pajtohemi në politikën e brendshme, humbin liderët dhe partitë, por kur nuk pajtohemi për synimet e përbashkëta në politikën e jashtme, humb shteti”, tha ai.

Kurti tha se është interes jetik i Kosovës aleanca e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilën tha se nuk mund ta prish askush.

Kurti: Aleancën me Amerikën nuk mund ta prish askush

“Është interes i yni strategjik e jetik, aleanca e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo aleancë tejkalon interesat e ngushta e të përkohshme sepse ne ndajmë aspirata të përbashkëta të një shoqërie të lirë e të hapur, të bazuar në të drejtat e njeriut, në ekonominë e tregut dhe me barazi e mundësi. Këtë aleancë nuk mund ta cenojë e ta prish askush sepse ajo është krijuar e kultivuar me gjenerata”, tha ai.

Derisa foli për luftën e familjes Jashari, shefi i ekzekutivit tha se 22 vjet më parë në Prekaz ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme që bota se kishte parë ndonjëherë.

Ai tha se familja Jashari, e patrembur ka luftuar me një shtet fashist.

Ndërsa në emër të familjes Jashari, njësiteve të FSK-së iu drejtua Rifat Jashari, i cili tha se sot po kujtojnë ata që derdhën gjak për lirinë e Kosovës.

Jashari: Po i kujtojmë ata që derdhën gjakun për lirinë tonë

“Sot jemi tubuar këtu në Kazermën ‘Adem Jashari’ t’i kujtojmë bijtë e bijat më të mira të kombit tonë brez pas brezi që luftuan dhe derdhën gjakun për këtë liri të cilën po e gëzojmë ne sot”, tha ai.

Parakalimi i FSK-së sot, në nderë të Epopesë së UÇK-së, u bë në kuadër të organizimeve që Qeveria e Kosovës i ka paraparë më 5,6 dhe 7 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat