Ish-agjenti i SHIK-ut zbulon se ku është intervistuar Thaçi nga Gjykata Speciale: Në katin e epërm të ndërtesës...

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut zbulon se ku është intervistuar Thaçi nga Gjykata Speciale: Në katin e epërm të ndërtesës...

Nga: N.Sh Më: 5 mars 2020 Në ora: 21:17
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë pyetjes së gazetarëve në konferencën që e mbajti gjatë ditës së djeshme, ka mohuar se është intervistuar nga Gjykata Speciale.

Mirëpo, ish-eprori i lartë i UÇK-së, Policisë së Kosovës dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar pas kësaj deklarate.

Miftari përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ku është intervistuar Thaçi.

Sipas tij, Hashim Thaçi është intervistuar në Holandë në ish-objektin e Telekomit Holandez në katin e epërm.

Shkrimi i plotë i Naim Miftarit:

Hashim Thaçi ka mohuar se është intervistuar nga Gjykata Speciale në Prishtinë apo Vjenë, “S’jam intervistuar as në Prishtinë as në Vjenë”, është përgjigjur shkurt Thaçi pyetjes së gazetarëve.

---------------------------------------

Ma në fund një thënie e vërtet e presidentit rrenacakut Hashim Thaçit e saktë jo në Vjen as në Prishtinë por jeni pyetur në Holandë në ish objektin e Telekomit Holandez në katin e epërm.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat