Kryeshefi i Telekomit flet për bastisjen e sotme të policisë

Aktuale

Kryeshefi i Telekomit flet për bastisjen e sotme të policisë

Më: 6 mars 2020 Në ora: 13:04
Bedri Istrefi

Për aksionin e policisë në kompaninë publike në Telekomin e Kosovës, që ka ndodhur sot, kryeshefi i kësaj kompanie, Bedri Istrefi, ka treguar arsyet e bastisjes që mund të jenë për një mashtrim që i është bërë Telekomit nga një kompani në Maqedoni në kohën e ish-kryeshefit Agron Mustafa.

Ai tha se në mandatin e tij ka bërë një kallëzim penal për një mashtrim që i ka ndodhur Telekomit të Kosovës, me anë të një kontrate që është nënshkruar në vitin 2015 ose 2016 në vlerën mbi 105 mijë euro.

“Ne kemi bërë një kallëzim penal për një mashtrim që i ka ndodhur Telekomit të Kosovës. Kontrata është lidhë në vitin 2015 ose 2016, në kohën e Agron Mustafës dhe borxhi është bartë prej vitit në vit. Ne kemi pasur urdhër prej gjykatës për ekzekutim të borxhit dhe duke parë gjendjen financiare që ka Telekomi i Kosovës. Gjatë këtij procesi kemi hasur në falsifikim të dokumenteve dhe kemi iniciuar si rast menjëherë në prokurori”, thotë Istrefi.

Ai më tej tha se janë të hapur që ky rast të zbardhet sa më shpejt që është proces në fazën e hetimeve.

Ndërsa, kjo bastisje është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se sot, Policia e Kosovës bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente është duke realizuar një operacion policor”, deklaroi Kelani.

Ai ka shtuar se detajet e këtij operacioni do të jepen pas përfundimit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat