Ja çfarë po kërkon Ambasada e SHBA-së ndaj Serbisë, përndryshe do të ketë sanksione

Aktuale

Ja çfarë po kërkon Ambasada e SHBA-së ndaj Serbisë, përndryshe do të ketë sanksione

Nga: N.Sh Më: 6 mars 2020 Në ora: 17:11
Flamuri i amerikan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një kërkesë për Serbinë, ndryshe do të përballen me sanksione.

Kështu shkruan në Facebook, kryetari i Partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti.

Kurti ka publikuar edhe një fotografi të ‘Aljazera Balkans’ ku shihet kërkesa e tillë.

Aty thuhet se Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kërkuar nga Serbia që të heq dorë nga blerja e armëve ruse, ndryshe do të përballet me sanksione.

“Ambasada e SHBA i kërkon Serbisë të heqë dorë nga blerja e armëve ruse SHBA, po i kërkojnë Beogradit të heqë dorë nga transaksionet me Moskën përndryshe do të ketë sanksione”, shkruan Kurti në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat