Bogujevci: 14 Prilli të bëhet datë kur i kujtojmë viktimat e dhunës seksuale

Aktuale

Bogujevci: 14 Prilli të bëhet datë kur i kujtojmë viktimat e dhunës seksuale

Më: 9 mars 2020 Në ora: 12:26
Saranda Bogujevci

Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seanca kushtuar ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur deputetja Saranda Bogujevci e cila ka kërkuar që 14 Prilli të bëhet datë kur kujtohen të gjitha viktimat e dhunës seksuale.

Ajo po ashtu tha se edhe institucionet u bënë njëfarë armiku i tyre.

“Sot po flasim për dhunimet që janë kryer nga forcat serbe ndaj shqiptarë. Por çka dallon është se sot këtu kemi vet Vasfije Krasniqi-Goodman. Edhe ne si institucione u bëmë njëfarë armiku i tyre – kjo për arsye se nuk u bëmë zëri i tyre tërë këto vite”.

Ajo tha se dalja publike e Vasfije Krasniqit ka qenë një moment shumë i rëndësishëm për Kosovën.

“Dalja publike e Vasfijes ka qenë një moment shumë i rëndësishëm për vendin tonë. Fillojë të dalë në pah mospërkrahja dhe mospuna e institucioneve ndaj nevojave të tyre elementare. Çështja e drejtësisë është kyçe për të mbijetuarat e dhunës seksuale. Kam një kërkesë – kjo është në fakt nga kërkesa që ka ardhur në Kuvend gjatë mandatit të kaluar. Data 14 prill – data kur është përdhunuar Vasfija – të jetë kjo datë kur i kujtojmë të gjitha viktimat e dhunës seksuale në Kosovë. Propozimi ynë është që kjo të diskutohet në mbledhjen e radhës. Muaji prill është një ndër muajt kur më së shumti ka pasur dhunime”, tha Bugojevci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat