Thaçi-Haradinajt: O hajde kryeministër!

Aktuale

Thaçi-Haradinajt: O hajde kryeministër!

Më: 9 mars 2020 Në ora: 12:39
Thaçi-Haradinajt: O hajde kryeministër!

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur pozitivisht takimit me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Që nga ora 10:30, Thaçi po pret në takim liderët partiakë, për të vazhduar më pas edhe me ata institucionalë.

Me të ardhur në takim, presidenti Thaçi iu drejtua Haradinajt me “O hajde kryeministër”.

Duhet përkujtuar që Haradinaj vazhdon të jetë kundër heqjes së taksës 100% ndaj produkteve serbe, taksë e vendosur nën qeverisjen e tij.

Takimet e sotme të Thaçit me liderët e vendit kanë për qëllim, informimin dhe koordinimin për çështje të rëndësisë shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat