Alarmon kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës për Coronavirusin, ky është propozimi për Qeverinë e Kosovës

Aktuale

Alarmon kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës për Coronavirusin, ky është propozimi për Qeverinë e Kosovës

Nga: N. H Më: 9 mars 2020 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Berat Rrukiqi, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, ka alarmuar në lidhje me pasojat e Coronavirusit.

Ai në një shkrim në Facebook, thekson se është çështje ditësh, kur pritet të ballafaqohemi me rastet e para me Coronavirus në Kosovë.

Image
Berat Rrukiqi

“Prandaj i propozoj Qeverisë dhe institucioneve tjera të rëndësisë për sigurinë kombëtare, që krahas masave në aspektin shëndetësor, të hartojnë një serë masash preventive dhe proaktive, për të gjitha scenariot e efekteve të Coronavirusit, përfshirë, mbylljen e kufijve dhe recesionin në nivel global. Jemi të gatshëm të ndihmojmë”, ka shkruar ai.

Ja shkrimi i tij:

Coronavirus, pasojat ne ekonomi, cfare reagimi duhet te kemi

- Eshte ceshtje ditesh, kur pritet te ballafaqohemi me rastet e para me Coronavirus ne Kosove;
- Ekonomia boterore eshte ne panik per nje recesion te ri;
- Bursat po shenojne reniët me dramatike, qe nga viti 2008;
- Sektore te tere, jane te prekur nga efektet afatshkurta dhe afatgjata te Coronavirusit, perfshire turizmin, industrine ushqimore dhe zingjiret furnizuese, sidomos nga Azia;
- Shperthimi i virusit ne Evrope, ka nxitur ndermarrje te masave drastike, ne shumicen e vendeve evropiane, perfshire edhe mundesite e mbylljes te kufijve;
- Mbyllja e kufijve, duhet na e rrit mobilizimin ne shkalle maksimale, pasi qe kemi varesi te madhe nga importet;
- Vetem nje shembull: Ne rast te cfaredo paniku ne nivel lokal apo me gjere, Kosova ka rezerva te miellit te cilat mund te zbrazen, brenda nje periudhe te shkurte kohore;
- Prandaj i propozoj Qeverise dhe institucioneve tjera te rendesise per sigurine kombetare, qe krahas masave ne aspektin shendetsor, te hartojne nje sere masash preventive dhe proaktive, per te gjitha scenariot e efekteve te Coronavirusit, perfshire, mbylljen e kufijve dhe recesionin ne nivel global. Jemi te gatshem te ndihmojme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat