Mori djalin nga çerdhja me veturë zyrtare, Albulena Haxhiu tregon të vërtetën

Aktuale

Mori djalin nga çerdhja me veturë zyrtare, Albulena Haxhiu tregon të vërtetën

Nga: G.B Më: 9 mars 2020 Në ora: 19:36
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me lajmin se ka marrë djalin e saj nga çerdhja me veturë zyrtare.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se është ministri por është edhe nënë dhe ka qenë e detyruar ta marrë edhe djalin nga çerdhja, derisa bashkëshorti s’ka qenë këtu dhe është kthyer bashkë me djalin në punë, përcjell Bota sot.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Sqarim për opinionin publik

Disa portale paskan publikuar fotografinë time, duke marrë fëmiun nga çerdhja. Për gjithë ata që shkruajnë, duhet bërë e qartë se përveç se jam Ministre, jam edhe nënë. Në kohën kur ende kisha punë në Ministri dhe s'mund ta lija djalin në çerdhe, meqenëse as bashkëshorti s'ishte këtu, isha e detyruar ta merrja dhe sërish të kthehesha në punë, bashkë me të!

Kaq në lidhje me këtë lajm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat