Kurti pret në takim këshilltarët e Merkelit dhe Macronit

Aktuale

Kurti pret në takim këshilltarët e Merkelit dhe Macronit

Më: 10 mars 2020 Në ora: 07:09
Kancelarj gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Emmanuel Macron

Kryeministri Albin Kurti sot pret në takim një delegacion franko-gjerman.

Delegacioni franko-gjerman përbëhet nga këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne.

Vizita e këshilltarëve të dy njerëzve më të pushtetshëm të Evropës vjen në një kohë kur është shtuar presioni për heqjen e taksës dhe rinisjen e dialogut me Serbinë.

Vet kryeministri Kurti kërkon që Bashkimi Evropian të luajë rolin e tij në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht dallimeve që ekzistojnë mes vendeve anëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat