“Propozimi i Ramushit është në kohë të duhur...”, ja për çfarë bëhet fjalë

Aktuale

“Propozimi i Ramushit është në kohë të duhur...”, ja për çfarë bëhet fjalë

Nga: N.Sh. Më: 10 mars 2020 Në ora: 09:37
Ramush Haradinaj

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, po vlerëson se propozimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt është në kohën e duhur.

Ky propozim i ish-kryeministrit të Kosovës është që të arrihet një koncenzues nacional për dialogun me Serbinë.

Selmanaj thotë se kjo është e domosdoshme dhe tepër urgjente.

“Kushdo që kalkulon me këtë temë për agjenda partiake e elektorale është duke e goditur rëndë kauzën e shtetit të Kosovës!”, shkruan ai në facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Sipas tij, marrëveshje Kosovë-Serbi me njohje reciproke është mundësi reale dhe historike nën udhëheqjen e Amerikës dhe e lehtësuar nga BE-ja.

Ai shton se nuk duhet të hubet kjo mundësi reale dhe historike.

Postimi i plotë:

Propozimi i Ramushit është n’kohë të duhur...

Ideja e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj për të arritur një koncenzues nacional për çështjen e dialogut me Serbinë është e domosdoshme mbase edhe tepër urgjente!

Kushdo që kalkulon me këtë temë për agjenda partiake e elektorale është duke e goditur rëndë kauzën e shtetit të Kosovës!

Marrëveshja përfundimtare mes Kosovës e Serbisë me njohje reciproke është një mundësi reale dhe historike vetëm me rolin udhëheqës të Amerikës lehtësuar nga BE-ja!

Nuk duhet humbur këtë mundësi reale dhe historike!

Duhet të bashkohemi SOT, se neser êshtë vonë!

Duhet të gjithë të reflektojmë!

Koncenzuesi është i domosdoshëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat