Holanda përkrah agjendën evropiane të Kosovës

Aktuale

Holanda përkrah agjendën evropiane të Kosovës

Më: 11 mars 2020 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka u takua me ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, ndërsa tha se liberalizimi i vizave është jetik për qytetarët e Kosovës dhe nevojitet përkrahja e Holandës dhe shteteve të tjera anëtare të BE-së për të përmbyllur këtë kaptinë.

Gjatë takimit u diskutua procesi i integrimit evropian të Kosovës, më theks të veçantë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Agjendën Evropiane për Reformave dhe procesin e liberalizimit të vizave.

Reka falënderoi ambasadoren Willems për përkrahjen e vazhdueshme të Holandës, dhe njëkohësisht theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit për t’u përshtatur me dinamikën e këtij procesi.

Njëkohësisht ministri potencoi se liberalizimi i vizave është jetik për qytetarët e Kosovës dhe nevojitet përkrahja e Holandës dhe shteteve të tjera anëtare të BE-së për të përmbyllur këtë kaptinë.

Po ashtu, Reka kërkoi përkrahjen dhe mbështetjen e Holandës në procesin e përgjithshëm integrues.

Ndërkaq, ambasadorja Willems konfirmoi mbështetjen e Holandës për aspiratat e Kosovës për integrim evropian.

Ajo rikonfirmoi rëndësinë e implementimit të  Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Agjendën Evropiane, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të shohin rezultatet konkrete në jetën e përditshme të tyre.

Lidhur me liberalizimin e vizave, Willems theksoi që Kosova duhet të tregoj rezultate konkrete në implementimin e vazhdueshëm të të gjitha kritereve, specifikisht të atyre të lidhura me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Poashtu, theksoi përkushtimin e saj për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, specifikisht në fushën e integrimit evropian dhe sundimit të ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat