Vuçiq të dielën në Berlin, kjo është kërkesa e tij

Aktuale

Vuçiq të dielën në Berlin, kjo është kërkesa e tij

Më: 11 mars 2020 Në ora: 09:16
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq të dielën do ta vizitojë Berlinin ku gjatë një takimi me kancelaren gjermane do ta ritheksojë qëndrimin e tij se nuk do të ketë dialog me Kosovën derisa të hiqet plotësisht plotësisht taksa.

Kështu raporton një media serbe “Veçernje Novosti” duke iu referuar burimeve.

Sipas burimeve të gazetës “nuk do të ishte e diskutueshme për Beogradin të pezullonte veprimin” e çnjohjeve nëse në të njëjtën kohë, autoritetet e Kosovës vendosin një moratorium për kërkesat që Kosova të pranohet në organizatat ndërkombëtare “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat