Limaj: Kujdes çka flasim - ushtari amerikan në Kosovë është në shtëpinë e vet

Aktuale

Limaj: Kujdes çka flasim - ushtari amerikan në Kosovë është në shtëpinë e vet

Më: 11 mars 2020 Në ora: 16:43
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti për shkak të mos pajtimeve rreth çështjeve të rëndësishme shtetërore.

“Sot kemi një qeverisje e cila dëshiron dhe ka gojën plot për t’u thirr në emër të kompetencave kushtetuese dhe nuk është e gatshme të marrë vendime”, tha ai në Kuvend.

Limaj tha se nuk mund të krahasohet rasti i Kosovës me Afganistanin sa u përket trupave amerikane në këto vende.

“Ushtari amerikan në Kosovë është në shtëpinë e vet, ky është interesi ynë strategjik. Kujdes çka po flasim, jeni zyrtarë shtetërorë. Interesat tona strategjike nuk mund t’i ndryshojë asnjë qeveri”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat