Njohësi i çështjeve politike, Blerim Vela, ka thënë se seanca e mbrëmshme e Kuvendit vërtetoi që PAN është rikthyer si formacion i përbashkët politik, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se po ashtu u vërtetua se seanca nuk u thirr për të “mbrojtur raportet me Amerikën”, por për të tentuar për të prishur koalicionin LVV-LDK.
Dhe në fund, ai thotë se u vërtetua që PAN i qëndron besnik presidentit Thaçi.
Postimi i plotë në Facebook:
Fakte para propagandes dhe frikes!
Seanca vertetoi qe PAN eshte rikthyer si formacion i perbashket politik. Po ashtu, u vertetua qe seanca nuk u thirr per te "mbrojtur raportet me Ameriken", por per te tentuar te prishin koalicionin LVV-LDK. Ne fund u vertetua, qe mbi te gjitha, PAN i qendron besnik Presidentit Thaci - rrenuesit me te madh te Kosoves!