Reka kërkon heqjen e vizave

Aktuale

Reka kërkon heqjen e vizave

Më: 12 mars 2020 Në ora: 13:50
Pamje nga takimi

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka kërkuar sot nga nënkryetari i Parlamentit Evropian RainerWieland që të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, sidomos për liberalizimin e vizave, implementimin e MSA dhe përgatitjen për programimin me fondet e IPA III.

Njëkohësisht, ministri Reka e njoftoi Wieland për proceset aktuale dhe ecurinë me agjendën evropiane të Kosovës, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të punëve me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian.

Reka tha se beson që PE dhe deputetët e saj do të vazhdojnë të jenë zë i fuqishëm në mbështetje të perspektivës evropiane të Kosovës.

Ndërsa, nënkryetari i PE-së Wieland dhe shprehu entuziazmin për dinamizimin e funksionalizimin e institucioneve në funksion të qeverisjes së mirë dhe sundimit të rendit e ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat