Për një muaj Pal Lekaj shpenzoi 17 herë më shumë se Lumir Abdixhiku me dy ministri

Aktuale

Për një muaj Pal Lekaj shpenzoi 17 herë më shumë se Lumir Abdixhiku me dy ministri

Më: 12 mars 2020 Në ora: 15:45
Pal Lekaj

Në muajin shkurt të vitit 2020, ku Lumir Abdixhiku po udhëheqë dy ministri të cilat u bën bashkë këtë mandat, atë të Infrastrukturës dhe Ambientit, ka bërë 588 euro e 70 cent shpenzime.

E nëse këto krahasohen me muajin shkurt të vitit të kaluar, ku njërën nga këto ministri, atë të Infrastrukturës e udhëhiqte Pal Lekaj, i bie që ky i fundit ka shpenzuar 17 herë më shumë.

Nga dokumente që ka siguruar Gazeta shihet se Lekaj në shkurtin e kaluar për Sim Kartela shpenzoi 910 euro derisa asnjë cent Abdixhiku.

Për mëditje nga buxheti i ministrisë së Infrastrukturës këtë shkurt gjithashtu Abdixhiku nuk shpenzoi asnjë cent, derisa Lekaj kishte shpenzuar plot 3 mijë e 648 euro e 55 cent.

Derivate Lekaj atë muaj shpenzoi 2 mijë e 888 euro ndërsa 222 euro Abdixhiku.

Ndërsa, për dreka zyrtare Lekaj shpenzoi 2 mijë e 559 euro ndërsa 69 euro e 50 Abdixhiku dhe 297 euro e 20 cent u shpenzuan në byfe.

Nga kjo i bie që Lekaj veç për muajin shkurt harxhoi 10 mijë e 5 euro ndërsa Abdixhiku 588.7 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat