Doktori japonez tregon si ta kuptosh në 10 sekonda nëse je i prekur me koronavirus

Aktuale

Doktori japonez tregon si ta kuptosh në 10 sekonda nëse je i prekur me koronavirus

Më: 12 mars 2020 Në ora: 16:21
Ilustrim

Teksa frika ndaj koronavirusit duket se ka kapluar mbarë njerëzimin, kudo në rrjetet sociale (përcjellë gjithashtu edhe nga media të ndryshme) po shpërndahet me shpejtësi zbulimi i një mjeku dhe fizikanti japonez.

Ky i fundit pretendon se në vetëm 10 sekonda, secili prej nesh mund të kuptojë nëse është ose jo i prekur me koronavirus. Kështu, sipas tij, çdo mëngjes duhet të marrim frymë thellë dhe ta mbajmë për më shumë se 10 sekonda. Ky “ritual” duhet kryer në një ambient me ajër të pastër.

Nëse ia dalim ta mbajë frymën pa u kollitur apo pa patur shqetësimi të tipit shtrëngim në kraharor apo gjendje ankthi, nuk ka shenja të një prekjeje të mundshme nga koronavirusi. Po kështu, mjeku në fjalë na këshillon edhe se si të veprojmë për të mos rënë pre e Covid-19.

Ai këshillon të pimë çdo 15 minuta ujë në mënyrë që të mos e lëmë fytin të na thahet. Mungesa e lagështisë në fyt është ekosistem perfekt për koronavirusin. Duke pirë ujë ose lëngje frutash arrijmë ta shtyjmë virusin nga ezofagu në stomak, përndryshe koronavirusi do të futet përmes ajrit në rrugët e frymëmarrjes.

Por sa e vërtetë është kjo?

Nisur nga fakti që Covid-19 është një virus i ri, ende nuk ka një kurë ekzakte apo studime specifike rreth tij. Kështu, duke patur parasysh të panjohurën që e mbështjell këtë koronavirus gjithë çfarë thuhet rreth tij mbetet në stadin e hipotezave, pa patur ende asgjë zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat