“Ankthi po e pushton Prishtinën”!

Aktuale

“Ankthi po e pushton Prishtinën”!

Nga: N.Sh Më: 12 mars 2020 Në ora: 20:02
Prishtina

Profesori universitar, filozofi Blerim Latifi thotë se ankthi po e pushton ngadalë ngadalë Prishtinën.

Latifi përmes një postimi në Facebook, ka përshkruar gjendjen aktuale në Prishtinë.

Sipas tij, marketet janë të mbushura me njerëz të cilët po blejnë vazhdimisht artikuj.

Po ashtu edhe farmacitë njësojë, të mbushura me njerëz që blejnë ilaçe në sasi të pazakonta.

Profesori thotë se lokalet pothuajse janë të zbrazura, pasi njerëzit po e shohin kërcënim praninë e njëri tjetrit në afërsi.

“Marketet të mbushura me njerëz që blejnë vazhdimisht artikuj ushqimorë! Farmacitë poashtu të mbushura me njerëz që blejnë ilaçe në sasi të pazakonta. Lokalet pothuajse të zbrazura. Njerëz që e shohin si kërcënim praninë e njëri tjetrit në afërsi. Duket se ankthi ngadalë ngadalë po e pushton Prishtinën!”, shkruan Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat