​Kurti për largimin e taksës: Përderisa nuk kemi konsensus për vendim të ri, ngelet ai i vjetri

Aktuale

​Kurti për largimin e taksës: Përderisa nuk kemi konsensus për vendim të ri, ngelet ai i vjetri

Më: 13 mars 2020 Në ora: 16:46
Albin Kurti

Taksa 100 për qind në lëndën e parë për produktet serbe nuk do të largohet më 15 mars. Këtë e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Sipas tij në mungesë të një konsensusi qeveritar do të ngelet vendimi i vjetër.

Në një konferencë për media, shefi i ekzekutivit tha se janë duke punuar me partnerin qeverisës për të gjetur pajtim në këtë pikë.

Kurti: Përderisa nuk kemi konsensus për vendim të ri, ngelet ai i vjetri

“Në mungesë të një vendimi të qeverisë, që do vinte nga propozimi i qëndrimit që unë kam shprehur para jush, gjithçka vazhdon njësoj, sikur që ka qenë deri më tani. Pra ngelet taksa 100 për qind. Unë besoj që më së miri do të ishte të kishim zbutur këtë situatë me një gjest të vullnetit të mirë të bërë vendim qeveritar për të hequr tarifën për lëndën e parë. Që do të nevojitet prodhuesve tanë. Mirëpo jemi këtu ku jemi, përderisa nuk kemi konsensus për vendim të ri, ngelet ai i vjetri”, tha ai.

Për këtë, tha se kanë takime të rregullta me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Kurti: Besojmë që kur të kemi dakordim të bëjmë vendim të qeverisë

“Ne kemi takime të rregullta si kryetar të subjekteve të koalicionit qeverisë. Natyrisht që synimet e qëllimet i këna të përbashkëta. Jemi bashkë në qeveri, kjo nuk do të thotë që për ndonjë temë nuk kemi dallim. Si puna e tarifës 100 për qind. Ne vazhdojmë të besojmë që kur kemi ndonjë dakordim për një qasje sa i përket tarifës 100 përqind atëherë edhe do të mundemi të bëjmë vendim të qeverisës në mënyrë që ashtu siç preferojmë ne, mos të jetë ndonjë vendim me shumicë të thjeshtë aty”, tha ai.

Rreth dy javë më pa rë kryeministri, Kurti ka shpalosur planin e tij për largim të taksës 100 për qind në lëndën e parë ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës. Por që nuk gjeti përkrahjen e ShBA-ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat