Bulliqi konfirmon aksidentin, flet për gjendjen e tij

Aktuale

Bulliqi konfirmon aksidentin, flet për gjendjen e tij

Nga: A.ZH Më: 14 mars 2020 Në ora: 15:53
Shpejtim Bulliqi

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka konfirmuar se është aksidentuar sot.

Ai ka bërë të ditur në Facebook, se është aksidentuar lehtësisht nga një makinë tjetër prapa tij, përcjell Bota sot.

“Nuk ka asgjë serioze, ishte një gërvishje e vogël pa dëme të shkaktuara”, ka shkruar Bulliqi.

Postimi i plotë në Facebook:

Ndjej për obligim një sqarim për dashamirësit pas interesimit të tyre lidhur me një aksident.

Sot jam aksidentuar lehtësisht nga një makinë tjetër prapa meje. Nuk ka asgjë serioze, ishte një gërvishje e vogël pa dëme të shkaktuara.

Ju falenderoj për shqetësimin tuaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat