Zëdhënësi i LVV-së, për COVID-19: Kur reagojmë në panik nuk e marrim seriozisht kërcënimin

Aktuale

Zëdhënësi i LVV-së, për COVID-19: Kur reagojmë në panik nuk e marrim seriozisht kërcënimin

Nga: M.H Më: 14 mars 2020 Në ora: 16:19
Arlind Manxhuka

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, përmes një postimi në Facebok, ka shkruar në lidhje panikun i cili po shfaqet për shkak të koronavirusit, transmeton “Bota sot”.

Manxhuka shkruan që edhe ky panik e ka një logjikë pasi që tregon që në Mbretërinë e Bashkuar po zhduken letrat higjenike për shkak të panikut. Edhe pse autoritetet treguan që nuk ka vend për panic sepse ka letra higjenike një konsumator prapë bleu letra higjenike duke mbajtur vetë letrat higjenike rezervë.

Në fund, Manxhuka shprehët që paniku nuk është mënyra e duhur për ta përballur një kërcërnim të vërtet përkundrazi me këtë panik e trivializojmë atë.

Postimi i plotë

Zizek: "Shumë serioze për të humbur kohën me panik

Paniku ka një logjikë të vetin. Fakti që, në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të panikut të koronavirusit edhe letrat higjienike janë zhdukur nga dyqanet më kujton një incident të çuditshëm me letër higjienike nga rinia ime në Jugosllavinë socialiste. Papritur, filloi të qarkullojë një thashethem se nuk kishte mjaft letër higjienike në dyqane. Autoritetet lëshuan menjëherë garancinë se kishte mjaft letër higjienike për konsum normal, dhe për çudi, kjo nuk ishte e vërtetë, por njerëzit kryesisht besuan se ishte e vërtetë.

Sidoqoftë, një konsumator mesatar ka arsyetuar në mënyrën e mëposhtme: Unë e di se ka mjaft letër higjienike dhe thashethemet janë të rreme, por çka nëse disa njerëz e marrin seriozisht këtë thashethem dhe, në një panik, do të fillojnë të blejnë rezerva të tepërta të letrës higjienike, duke shkaktuar në këtë mënyrë mungesa aktuale e letrës higjienike? Kështu që unë më mirë shkoj dhe blej rezerva vetë.

....

Ajo çka na tregon ky kontrast është se paniku nuk është mënyra e duhur për të përballur një kërcënim të vërtetë. Kur reagojmë në panik nuk e marrim seriozisht kërcënimin. Përkundrazi, ne e trivializojmë atë. Vetëm mendoni se sa qesharake është blerja e tepërt e letrave higjienike: sikur pasja mjaftueshëm të letrës higjienike do të kishte rëndësi në mes të një epidemie vdekjeprurëse. Pra, cili do të ishte një reagim i duhur ndaj epidemisë së koronavirusit?"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat