“Jo nga Koronavirusi - Flakë po qesin në Kuvend nga paniku i humbjes së interesave ekonomike”

Aktuale

“Jo nga Koronavirusi - Flakë po qesin në Kuvend nga paniku i humbjes së interesave ekonomike”

Nga: A.ZH Më: 14 mars 2020 Në ora: 19:16
Fatmir Limaj

Analisti politik Agron Demi, ka folur pas akuzave të opozitës ndaj Qeverisë së Kosovës, e cila po kërkon miratimin e Buxhetit në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.

Demi ka thënë se zyrtarët e ish-koalicionit PAN, janë në panik nga humbja e interesave ekonomike, përcjell Bota sot.

Ai ka kujtuar se si PAN kishte miratuar buxhetin shtetëror brenda një dite, kur nuk kishte ekzistuar as Koronavirusi.

“Flakë po qesin në Kuvend kundër asaj me aprovu Ligjin për Buxhetin 2020 në procedurë të përshpejtuar, edhe pse vendi është në gjendje të jashtëzakonshme”, ka shkruar Demi në një postim në Facebook.

Postimi i plotë i Demit:

Kurgjo nuk është paniku nga koronavirusi, çka është paniku i PAN për humbjen e interesave ekonomike.

Flakë po qesin në Kuvend kundër asaj me aprovu Ligjin për Buxhetin 2020 në procedurë të përshpejtuar, edhe pse vendi është në gjendje të jashtëzakonshme. Të njejtit e kanë aprovu buxhetin shtetëror në procedura një ditore edhe në kohën kur s'ka ekzistu pandemia. Pom' kujtohen 2008 edhe 2011, kur PDK e ka aprovu buxhetin në procedura të përshpejtuara, edhe pse nuk kemi qenë në gjendje të jashtëzakonshme.

Kur keni dilema se a është një politikë e mirë ose jo vetëm shiheni se a po e kritikojnë atë politikë Limajt, Haradinajt e Kadritë, edhe veproni në të kundërtën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat