Rritet çmimi i limonit

Aktuale

Rritet çmimi i limonit

Më: 14 mars 2020 Në ora: 23:11
Ilustrim

Tregu i gjelbër sot në Prishtinë ishte më i frekuentuar se zakonisht. E gjitha kjo pas pandemisë së koronavirusit që së fundi preku edhe qytetarët tanë.

Disa prej qytetarëve thonë se nuk kanë vërejtur ngritje të çmimeve ndërkaq shitësit konsiderojnë se sot ishte një ditë e zakonshme.

Ata thonë se çmimet janë të njëjta përveç limonit, që sipas tyre është shtrenjtuar nga 1.5 në 2.5.

Ditët e fundit është vërejtur numër i shtuar i qytetarëve që janë furnizuar, e gjithë kjo për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në Kosovë deri tani janë konfirmuar 3 raste me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat