Reagon Haradinaj për miratimin e buxhetit, ka disa fjalë për Qeverinë e re

Aktuale

Reagon Haradinaj për miratimin e buxhetit, ka disa fjalë për Qeverinë e re

Nga: M.H Më: 15 mars 2020 Në ora: 12:58
Ramush Haradinaj

Kreu i partisë së AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebok, ka reaguar në lidhje me votimin e buxhetit të qeverisë gjatë natës së mbrëmshme, transmeton “Bota sot”.

Haradinaj, tregon disa nga projektet që u hoqën nga buxheti që të mos realizohen, duke vazhduar të thotë që turpi do të i mbuloj dhe qytetari do të i ndëshkojë.

Postimi i plotë

Qeveria e Mashtrimit, mbrëmë me një kontrabandim të orkestruar votoi buxhetin e mjerimit. Me nguti dhe jotransparencë votoi buxhetin i cili shkurton dhe anulon projekte që prekin gati gjysmën e popullit të Kosovës. Për më shumë këtë herë la pa paga të rritura heronjtë e Kosovës, mjekët, stafin mjekësor, policët e zjarrëfikësit. Turpi do t’i mbulojë dhe qytetari do t’i ndëshkojë.

Më poshtë janë vetëm disa nga projektet që u hoqën nga buxheti dhe disa për të cilët u shkurtua buxheti deri në mos realizim:
- Rruga Brigada 123 - Sheshi në Suharekë;
- Shtëpia e Kulturës - Suharekë;
- Qarkorja rruga Bujar Roka, dalja për Prizren dhe tranziti i ri - Gjakovë;
- Rruga Gjakovë - Dollc - Gjakovë;
- Stadiumi - Gjakovë;
- Dalja për Pejë - Gjakovë;
- Dalja për Prizren, nuk ka mjete;
- Edhe rrugët rajonale Kralan - Jabllanicë ose Cërmjan - Meqë - Gjakovë;
- Dy projekte të reja që kanë qenë të planifikuara me kornizën buxhetore, njëri ka qenë trotuar dhe ndriçim nga termocentrali Kosoves B dhe tjetra rruga Avni Rrustemi Obiliq - Milloshevë - Obiliq;
- Lagjia Hade e Re projekt i cili ka qenë në koordinin me Ministrinë për shkak të zhvedosjes së Hades dhe Shipitullës - Obiliq;
- Rruga Hoxhë Ali Qekezi - Obiliq;
- Ruga Lumbardh - Vranoc - Deçan;
- Rruga e Pleqës - Deçan;
- Ruga Irzniq - Gllogjan - Deçan;
- Varrezat e Qytetit - Deçan;
- Projekti Belleja - Deçan;
- Asfaltimi i rrugëve ne fshatrat: Malësi e Vogël, Ratkoc, Dejnë, Vrajakë, Bratotin, Dobidol, Çifllak dhe Kramavik - Rahovec;
- Ndërtimi i rrugëve në fshatrat: Krushë e Madhe, Celinë, Fortesë, Xërxë, Nagac, Hoqë e Vogël, Brestoc, Opterushë, Zaqisht dhe Reti - Rahovec;
- Ndërtimi i rrugës Nashpall –Sapniq - Rahovec;
- Ndërtimi i rrugës Opterushë-Samadraxhë - Rahovec;
- Shtëpia Muze e Ukshin Hotit - Rahovec;
- Fshati Hoçë e Madhe - Rahovec;
- Ndërtimi i rrugës 4 korsi Rahovec –Xërxë - Rahovec;
- Renovimi i stadiumit të futbollit - Rahovec;
- Stadiumi i futbollit në Ratkoc - Rahovec;
- MOS-Ndërtimi i zonës ekonomike- Parkut Industrial tashmë të licencuar në Opterushë - Rahovec;
- Sheshi Qendror - Rahovec;
- Kolektori i ujërave të zeza - Rahovec;
- Projekti për furnizimin me ujë të pijes - Klinë;
- Asfaltimi i rrugës Klinë - Shtupel - Klinë;
- Asfaltimi i rrugës Zllakuqan-Ranoc - Leskoc - Klinë;
- Renovimi i shkollave Gllarevë, Grabanicë, Shtupel dhe Volljakë - Klinë

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat