Anulohet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Aktuale

Anulohet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Më: 16 mars 2020 Në ora: 07:01
Kryesia e Kuvendit

(E plotësuar) - Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit të Kosovës njoftoi se është anuluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Kjo për shkak të ezaurimit të rendit të ditës në seancën e jashtëzakonshme.

“Për shkak të ezaurimit të rendit të ditës në seancën e jashtëzakonshme, anulohet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paraparë për sot në orën 11:00”, thuhet në njoftim.

***

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhje duke filluar nga ora 11.00.

Në rendin e ditës janë paraparë, ndër të tjera, shqyrtimi i parë Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për 2020.

Pastaj, emërimi dhe zëvendësimi i deputetëve në komisione parlamentare dhe shqyrtimi i raportit të shpenzimeve të Kuvendit për 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat