Eksperti i sigurisë me porosi nga karantina: Jeni të disiplinuar që ta mundim koronavirusin

Aktuale

Eksperti i sigurisë me porosi nga karantina: Jeni të disiplinuar që ta mundim koronavirusin

Më: 16 mars 2020 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Eksperti çështjeve të sigurisë në Kosovë, Avni Islami është pjesë e banorëve të futur në karantinë në 4 fshatrat e Podujevës për shkak të virusit korona.

Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje për bashkëvenasdit e tij që të qëndrojnë në shtëpi.

Islami ka shkruar gjithashtu se nëse ka disiplinë shumë shpejt do të mundet koronavirusi.

“Thirrje për bashkëvendësit e mi: Sot në 4 fshatra: dy Dumnica e dy Llausha është duke u aplikua sistemi ” Karantinë” për shkak se një person u diagnostifikua me “Corona Virus”. Ju bëjë thirrje të gjithē bashkëfshatarëve të mi ( edhe unë jam këtu në fshat) të qëndrojnë në shtëpit e tyre, kështu e parandalojmë përhapjen e virusit por edhe ju a lehtësojmë punën organeve shtetrore të cilët po punojnë 24 orë në shërbim tonin. Nëse ne jemi të diciplinuar, shumë shpejt do ta mundim coronavirusin. #Sëbashkujadalim#”.

Kujtojmë që në mesin e 15 rasteve të dala pozitive me koronavirus në Kosovë, një është nga fshatin Dumincë e komunës se Podujevës.

Për dallim nga komunat tjera që janë futur komplet ne karantinë, në Podujevë në karantinë po qëndron vetëm ky fshat dhe 3 të tjera përreth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat