Kjo është gjendja e llapjanit të infektuar me koronavirus, flasin familjarët

Aktuale

Kjo është gjendja e llapjanit të infektuar me koronavirus, flasin familjarët

Më: 16 mars 2020 Në ora: 23:04
Foto

Gjendja e llapjanit të infektuar me koronavirus është e mirë, sipas shefit të repartit të Infektives, Sali Ahmeti. Ai në një prononcim ka thënë se i infektuari nuk ka komplikime në mushkëri.

Ahmeti ka thënë se analizat kanë konfirmuar se personi në fjalë është i infektuar me koronavirus, por pacienti po ndjehet mirë.

“Testi i parë i ka rezultuar pozitiv, gjendja e tij e mirë është edhe nëse nuk i kanë ardh sot pas ndonjë ditë do t’i vijë negative unë besoj. Unë nuk kam të dhënë që dhe faktikisht ne nuk ja përsërisim testin kaq shpejtë. Nuk ka komplikime të mushkërive, por testi për koronacirusin i ka dalë pozitiv. Ndonjë komplikim të veçanta të sëmundjes nuk ka, por relativisht mjaft mirë po ndihet. Gjendja e tij është e mirë dhe nuk e përsërisim testin kaq shpejt”, ka thënë Sali Ahmeti.

Edhe vëllezërit e të infektuarit në një prononcim kanë thënë se gjendja e vëllait të tyre është e mirë dhe se ai nuk ka komplikime.

“Analizat e mushkërive i kanë dal mirë, me kollitje, me zemër me temperaturë i ka mirë. Punët i ka super, kemi fol me të pak më herët ka thënë se nuk ka telashe dhe punët i ka mirë. Gjendja është stabile, shumë normale”, ka thënë njëri prej vëllezërve të të tinfektuarit.

Dumica është i izoluar pasi i infektuari është banorë i këtij fshati të Podujevës.

Media ka raportuar se edhe babait të të infektuarit i janë bërë analizat nëse është i prekur me koronavirus pasi kanë jetuar të dy së bashku.

I infektuari ditë më parë ka ardhur nga Italia përmes aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 15 raste me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat