Shkon në 19 numri i të prekurve nga koronavirusi, OBSH dhe BB dhurojnë 15 milionë euro për Kosovën

Aktuale

Shkon në 19 numri i të prekurve nga koronavirusi, OBSH dhe BB dhurojnë 15 milionë euro për Kosovën

Më: 17 mars 2020 Në ora: 16:43
Arben Vitia

(E plotësuar) - Janë konfirmuar edhe dy raste të reja me Koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur nga IKSHP.

“Sot me 17.03.2020 janë konfirmuar edhe dy raste pozitive për virusin SARS-CoV-2: Rastet janë nga komuna e Gjakovës, të kthyer nga Dusseldorfi i Gjermanisë, njëri i gjinisë mashkull 54 vjeç dhe tjetri i gjinisë femër 49 vjeç”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

EDHE DY RASTE TË KONFIRMUARA ME KORONAVIRUS!

Nga data 08.02.2020 deri me 17.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 284 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej nëntëmbëdhjetë prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Sot me 17.03.2020 janë konfirmuar edhe dy raste pozitive për virusin SARS-CoV-2: Rastet janë nga komuna e Gjakovës, të kthyer nga Dusseldorfi i Gjermanisë, njëri i gjinisë mashkull 54 vjeç dhe tjetri i gjinisë femër 49 vjeç.

Në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 2112 thirrje, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë pranuar 727 thirrje telefonike.

Nga data 01.02.2020 deri me 17.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 12.309 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 519 udhëtarë, Merdare 4.596, Vërmicë 3.380, Jarinje 812, Dheu i Bardhë 732, Hani i Elezit 1.080, Kullë 674, Qafë Morinë 41, Bërnjak 322, Qafë Prush 28, Muçibabë 124 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) po përcjell me vigjilencë të shtuar situatën epidemiologjike me COVID-19, po monitoron të gjitha rastet e kontakteve si dhe atyre të cilëve u është rekomanduar për vetëizolim shtëpiak.

Ekipet e QRShP në rajonet përkatëse janë në terren dhe janë duke i kontakuar kontaktet e kontakteve të rasteve pozitive me COVID-19 për mbikëqyrje të rreptë për 14 ditë duke rekomanduar që personat të vetëizolohen dhe ata që kanë simptome të lajmërohen në klinikën infektive.

Në IKShPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në bazë të qarkores së Ministrisë së Shëndetësisë është rekomanduar reduktimi i operacioneve elektive dhe i vizitave në ambulancat specialistike spitalore.

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

***

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Banka Botërore i kanë ofruar Kosovës rreth 15 milionë euro për të luftuar koronavirusin.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media, ku edhe bëri të ditur se numri i të prekurve nga koronavirusi tashmë ka arritur në 17.

“Javën që vjen do të vijë një kontingjent i mjeteve mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion nga OBSH-ja. Gjithashtu sot jemi njoftuar nga OBSH-ja se janë ndarë 7 milionë euro që do të ndihmojnë furnizimet në institucionet shëndetësore të çdo niveli. Banka Botërore ka ofruar mbështetje në aktivitetin ndaj masave kundër Covid 19 me vlerë prej 7.9 milionë euro”, ka thënë Vitia.

Konfirmohet personi i 17-të me koronavirus në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se numri i të prekurve me koronavirus tashmë ka shkuar në 17.

Ai tha se pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore, teksa bëri të ditur se dy prej tyre janë liruar nga Klinika e Infektivës.

“Deri më sot në Kosovë janë testuar 271 mostra, të dyshimta, 17 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Gjendja e të prekurve në klinikë është stabile, përjashtim pacientit të moshuar qe po trajtohet me oksigjen herë pas herë”, tha ai.

Ai tha se gjatë javën që vjen në Kosovë do të vjen një kontingjent me pajisje shëndetësore, që është donacion.

***

“Ajo çka u them qytetarëve është që Mos të krijojnë frikë dhe panik sepse stoqet farmaceutike, edhe mos të ketë asnjë mundësi importi nga ky moment, ata kanë rezerva edhe për katër muaj për tu përballur me këtë situatë”, tha ministri i shëndetësisë në konferencën për gazetarë.

Po ashtu tha se janw OBSh-ja ka ndarë 7 milionë euro për përforcime të institucioneve të shëndetësisë kosovare.

Vitia tha se kapacitetet do të përforcohen edhe me lirimin e disa hapësirave të tjetra të klinikave qe do të jenë në shërbim të klinikës infektive.

“Spitaleve private u është kërkuar të vënë në dispozicion kapacitetet e tyre, sot kemi marrë përgjigjet e para pozitive nga to. Do ta kemi karantinën e parë gati, në momentin qe ka nevoje për një masë të tillë. Masa vlen për personat që vinë nga jashtë dhe paraqesin rrezik për përhapjen e virusit”, tha Vitia.

 

 

 

Minsitri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se tashmë janë 17 raste të konfirmuara si persona të infektuar me coronavirus (COVID-19).

Vitia bëri të ditur se janë 10 pacientë të cilët janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive e që sipas tij janë në gjendje stabile, përvec njërit nga ta i cili është më i moshuar, e për të cilin mjekët po asistojnë me Oksigjenoterapi.

Vitia tha se dy nga të hospitalizuarit janë liruar në shtëpi, të cilët janë në gjendje stabile shëndetësore dhe do të qëndrojnë në vetkarantinë.

***

Ka shkuar në 17-të numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, përmes një konference për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat