Presidenti Thaçi mban konferencë për media (Drejtpërdrejt)

Aktuale

Presidenti Thaçi mban konferencë për media (Drejtpërdrejt)

Më: 18 mars 2020 Në ora: 10:27

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të bashkohen dhe të ratifikojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë

Thaçi ka deklaruar nëpërmjet Twitterit se bazuar në detyrat e tija kushtetuese si President, ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe ka nënshkruar dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas situatës së krijuar nga koronavirusi.

Ai i ka bërë thirrje deputetëve të bëhen bashkë dhe ta ratifikojnë atë dekret të propozuar nga ai.

Sot ai po mban konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat