Gjinovci i reagon presidentit: Nëse dëshiron të na bësh budalla se gjendja është e jashtëzakonshme, harroje

Aktuale

Gjinovci i reagon presidentit: Nëse dëshiron të na bësh budalla se gjendja është e jashtëzakonshme, harroje

Nga: G.B Më: 18 mars 2020 Në ora: 10:53
Hashim Thaçi

Rron Gjinovci nga shoqëria civile, ka thënë se në gjendje të jashtëzakonshme jemi që nga viti 1989, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai i ka thënë presidentit se nëse do ta marrë pushtetin, le të vazhdojë me ndihmën e deputetëve, por nëse dëshiron të na bëjë budalla se gjendja është e jashtëzakonshme, harroje.

Ai ka thënë se FSK bashkë me të si shef nuk mund të bëjnë asgjë më mirë se Arben Vitia, Lumir Abdixhiku e kolegët e tyre.

Postimi i tij i plotë:

Ne gjendje te jashtezakonshme jena prej 1989-s. Pse a ju ka dok juve gjendja jonë najher e zakonshme a? Zotni president, nese e ki per protagonizem, a per me marre pushtetin, grahi me ndihmen e deputeteve qe ta hajne foren, ama per qe po na bon budallë me demek gjendja koka e jashtzakonshme e po dufka me marre masa shtese perveç ketyne qe deri tash jane marre, harroje. FSK dhe ti ne krye te saj si shef absolut nuk me duket qe mundeni me bo najsen ma mire se Arben Vitia, Lumir Abdixhiku e koleget e tyne.
Njerëzit duhen me dite qe me shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme ushtrimi i pushtetit eshte arbitrar (i perqendrum te presidenti) dhe te drejtat tona si individë, per mos me thon suspendohen, kufizohen fort. E une nuk e di qysh e lufton kjo virusin! ?‍♂️
Çdo krahasim i Kosoves me shtete ku ka dhjetra miliona banorë e qindra mijera kilometra katrore territor e shifra alarmante te vdekjeve nga virusi eshte i pavend, i pamençen, ne mos qellimisht mashtrues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat