Thaçi: Shteti i Kosovës do të ndihmojë qytetarët e prekur në aspektin ekonomik

Aktuale

Thaçi: Shteti i Kosovës do të ndihmojë qytetarët e prekur në aspektin ekonomik

Më: 18 mars 2020 Në ora: 14:45
Pamje nga takimi

Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar sot se shteti i Kosovës do të ndërmarrë masa që t’iu dalë në ndihmë të gjithë atyre që do të goditen edhe në aspektin ekonomik nga rrethanat e krijuara nga COVID-19.

Ai gjatë një takimi me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqin dhe atë të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zekën, ka biseduar për hapat që duhet ndërmarrë për t’i ndihmuar punëtorët dhe afaristët kosovarë në rrethanat e krijuara pas përhapjes së virusit COVID-19.

Presidenti Thaçi u shpreh se pandemia e COVID-19 është sfidë për shëndetësinë, por edhe për ekonominë e Kosovës dhe të tërë globit.

“Është e rëndësishme që të ndërmerren hapa për ta ruajtur edhe ekonominë e vendit”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, Rukiqi dhe Zeka dhanë rekomandimet si të ndihmohen punëtorët dhe bizneset, por edhe kompanitë që ofrojnë shërbime për qytetarët në ditët dhe muajt në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat