Këto janë aventurat e Thaçit, dhe LDK do ti shkoj mbrapa, ja kush e thotë

Aktuale

Këto janë aventurat e Thaçit, dhe LDK do ti shkoj mbrapa, ja kush e thotë

Nga: A.J Më: 18 mars 2020 Në ora: 20:29
Hashim Thaçi

Kreshnik Ahmeti, këshilltari i ministrit te jashtëm Glauk Konjufca në një postim të tj në facebook ka reaguar pas lajmit se LDK ka kërkuar mocion për rrëzimin e qeverisë.

Ai ka thenë se janë projektet ato të cilat e kanë shtyrë këtë dhe ka përmendura edhe aventura e Hashim Thaçit sipas të cilit janë për ndarjen e vendit.

Postimi i plotë:

Në fund të fundit, këtu janë vetëm dy projekte: ai i sovranitetit, barazisë, zhvillimit dhe ligjshmërisë në Republikën e Kosovës dhe ai i aventurave të Thaçit për ndarjen e vendit dhe defunksionalizimin nëpërmjet “Zajednicës”.

Sikleti dhe ngutia për heqjen e tarifës pa reciprocitet dhe pa asnjë përfitim për Republikën tonë, nuk është asgjë tjetër veçse kontribut në aventurat e Thaçit dhe në fushatën zgjedhore të Vuçiqit. Ndërsa, largimi nga koalicioni për shkak të shkarkimit të një Ministri i cili del nga linja qeveritare dhe nxitë panikë në publik, është veçse arsyetim koti për t’i shkuar prapa projektit të Thaçit.

Që nga demonstrata masive e shtatorit 2018 e zgjedhjet e tetorit 2019, qytetarët e Republikës së Kosovës kanë treguar që janë kundër ndarjes territoriale e etnike të vendit dhe që janë për vendosjen e drejtësisë, zhvillimit e barazisë.

Unë jam i bindur që të njëjtën ata do ta tregojnë kurdo që t’iu kërkohet. Tash, edhe më masivisht se më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat