Lekaj: Është për keqardhje vendimi i Kurtit për shkarkimin e Veliut

Aktuale

Lekaj: Është për keqardhje vendimi i Kurtit për shkarkimin e Veliut

Më: 19 mars 2020 Në ora: 01:02
Pal Lekaj

Shkarkimi i sotëm i Agim Veliut nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme, ka nxitur Lidhjen Demokratike të Kosovës që të dalë nga koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje dhe të nisin mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë.

E situata e tillë e krijuar politike në kohën e pandemisë së coronavirusit, po shihet shqetësuese nga partia opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj deklaroi se gjërat e tilla ndodhin kur është një kryeministër i cili nuk ka përvojë.

“Mjerisht, kryeministri i Kosovës merr vendime të tilla në këtë situatë për të shkarkuar ministrin vetëm që ka shfaqur një mendim ndryshe është për keqardhje, ne nuk jemi në monizëm ku nuk përfillet demokracia. Kur ke një kryeministër të tillë, pa përvojë për t’i menaxhuar situatat e rënda siç gjendet Kosova janë gjëra të pritshme. Shpresoj që do të mbizotëroj arsyeja që primare të jenë qytetarët e Kosovës e jo interesat e lojërave politike të Albin Kurtit”, ka thënë Lekaj.

Ndërsa sa i përket mocionit të mosbesimit të LDK-së, Lekaj pohoi se do të dalin me qëndrim të qartë pas vendimit të organeve të AAK-së.

Ndryshe, pas paralajmërimit të LDK-së për nisjen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë, kryeministri Kurti ka thënë se është i interesuar ta vazhdojë bashkëpunimin me LDK-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat